Ne qendren administrative Hore Vranisht te bashkise Himare, u realizua konsulta publike per te percaktuar prioritetet e projekt buxhetit 2023.
Ne konsulte, mori pjese kryetari i bashkise, Z. Jorgo Goro, kryetari i Kรซshillit Bashkiak Himare Z. Dhimiter Kapaj, kryetari i NJA Z. Gramoz Balili, drejtori i zyres se financave te bashkise Himare Z. Laert Mezani, kryetaret e 5 fshatrave te Lumit te Vlores, perfaqesues te shoqerise civile dhe banore te zones.
Gjithashtu, mori pjese edhe Z. Arben Ahmetaj, si perfaqesues i qeverise qendrore.
Vlen te theksohet fakti se forma e realizimit te konsultes ishte e nje niveli shume me te mire se vitet e kaluara.
Kryetari i bashkise prezantoi fondin limit qe bashkia zoteron per vitin 2023 dhe prioritetin per zhvillimin e kesaj zone nepermjet zhvillimit te turizmit agroblektoral, kulturor, malor etj.
Z. Mezani foli per projektet qe bashkia e Himares ka menduar te zbatoje ne kete zone me buxhetin e vitit 2023.
Ne koherence me prioritetin e bashkise per zhvillimin turistik te kesaj zone, ishte edhe fjalimi qe mbajti per te pranishmit, perfaqesuesi i qeverise qendrore Z. Ahmetaj.
Nderkohe qe fjala kaloi ne anen e komunitetit, per te degjuar kerkesat e tyre, fjalen e mori perfaqesuesi i shoqerise civile, drejtori i Qendres Vizioni i Gjelbรซr, Z. Simo Ribaj, i cili mbeshteti orientimin e pushtetit per zhvillimin turistik te zones, qe kerkon rehabilitimin e menjehershem te peisazhit te demtuar rende nga veprimtaria e guroreve ne kete fshat. Z. Ribaj deklaroi gjithashtu prioritetin e banoreve, ndertimin e 3 km rruge lidhese te qendres se fshatit me rrugen nacionale, mbeshtetur kjo ne anketimin e realizuar me banoret. Realizimi i ketij projekti, dhe projekte te tjera zhvillimore te zones, duhet te financohen nga bizneset e guroreve, qe shfrytezojne pasurite publike te ketij fshati.
Kronika u realizua ne kuadรซr te projektit “Zhdukja e ekosistemeve nga aktiviteti i guroreve”, si pjesรซ e programit Green-AL i financuar nga Agjencia Nderkomberare Suedeze pรซr Bashkepunim dhe fondet e Qeverise Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development ne bashkepumim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania, COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.