Lumi i Vlorës GVV!

Lumi i Vlorës GVV!
Grupi Vendor i Veprimit!
Lumi i Vlorës për gjeografinë e tij me fshatrat e vendosura në dy anët e lumit nga njëra anë, dhe maleve të larta nga ana tjetër, nga ekonomia e ngjashme me blegtorinë në qëndër, me trashëgiminë kulturore unike labërore, me numrin e popullsisë mbi 80 mijë banorë, plotësojnë më së miri kriteret e modelit LIDER të BE për zhvillimin e qëndrueshëm rural, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit eficient të Grupit Vendor të Veprimit – GVV.
Qëndra Vizioni i Gjelbër prej vitesh ka promovuar modelet e zhvillimit të qëndrueshëm në këtë zonë, nëpërmjet takimeve dhe bisedave informuese për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimeve klimatike, për demokracinë vendore dhe barazinë gjinore, angazhimin e të rinjve në çështjet e zonës, në aktiviteteve me banorët dhe adresimi i shqetësimeve të tyre, për ruajtjen e natyrës nga mbetjet plastike dhe ndërtimi i digave në lume, aktivitetet e gjelbërta, identifikimi, dokumentimi dhe promovimi i vlerave të rralla të trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike, promovimin e tyre brenda dhe jashtë vendit, si një potencial i lartë për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit kulturor dhe malor në këtë zonë.
Vizioni i Gjelbër, mblodhi në qëndrën e Lumit të Vlorës në Kotë, aktorët kyç për ngritjen e GVV, sipas ligjit tonë por edhe në përputhje me standartet e BE për GLV, që janë Shoqëria Civile, Biznesi lokal dhe Pushteti Vendor për partneritet trepalësh.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Prefekturës Vlorë, AZHBR, nga Ministria e Bujqësisë dhe miq të tjerë të Labërisë.
Në takim u bë një informim i zgjeruar i modelit LIDER dhe ilustrime konkrete nga implementimi i tij në disa zona rurale të vendeve të BE, që ekspertët e Green Vision kanë vizituar rregullisht për disa vite rrjesht të organizuar nga Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD
Pjesëmarrësit diskutuan duke dhënë mendimet e tyre se si mund të zbatohet modeli LIDER në zonën e tyre në përputhje me veçoritë e zonës së Labërisë.
Aktivitete të tjera do të pasojnë në vazhdim me banorët e Lumit, për të shkuar sa më afër dhe informuar ata me modelin e ri, që do të drejtojë zhvillimin rural të zonës në të gjitha planet, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Të gjithë u shprehën të gatshëm për ta realizuar sa më parë këtë model që i ka dhënë rezultatet e suksesit të tij në vendet e BE.