Mr Mario Mariani, joined the opening session of the 2nd Albanian Rural Parliament (ARP)/Z. Mario Mariani,mori pjesë sot në sesionin e hapjes së Parlamentit të 2-të Rural Shqiptar (PRSH)

Z. Mario Mariani, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, mori pjesë sot në sesionin e hapjes së Parlamentit të 2-të Rural Shqiptar (PRSH) dhe mirëpriti pjesëmarrësit e tij. “Qëllimet e sektorit agro-ushqimor shqiptar janë në shumë aspekte të ngjashme me ato në BE. Ne të gjithë ndajmë shqetësimin që sektori i bujqësisë dhe hapësira rurale të mund të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme dhe mundësi për popullsinë rurale, të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të sektorëve të tjerë dhe në të njëjtën kohë, bujqësia të bëhet më e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, dhe gjithashtu traditat dhe kultura të ruhen”, tha z. Mariani. Promovuar si një model evropian tre vjet më parë, Parlamenti Rural Shqiptar përqendrohet te qeverisja e mirë dhe demokracia gjithëpërfshirëse. Parlamenti i dytë bëri bashkë pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme rurale, si dhe organizata aktive në zhvillimin bujqësor dhe rural, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë për një zhvillim rural më të fortë. Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural financohet nga Bashkimi Evropian.


Mr Mario Mariani, Head of Cooperation at the European Union Delegation in Albania, joined the opening session of the 2nd Albanian Rural Parliament (ARP) and welcomed its participants. “The goals for the Albanian agro-food sector are in many aspects similar to those in the EU. We all share our preoccupation that the agriculture sector and the rural space can generate sufficient income and opportunities for the rural population, help economic development of other sectors and at the same time that agriculture becomes more sustainable and environmentally friendly, and also that traditions and culture are preserved.”, said Mr Mariani. Promoted as a European model three years ago, the Albanian Rural Parliament focuses on good governance and inclusive democracy. The 2nd ARP brought together participants from various rural communities as well as organisations active in agricultural and rural development to discuss challenges and opportunities for a stronger rural development. The Albanian Network for Rural Development is financed by the European Union.